Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar ditën e sotme pronat e deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj.
Ky vendim erdhi pasi GJKKO pasi konsideroi se ato ishin të pajustifikuara pas një hetimi pasuror të SPAK ndaj vëllait të tij Gazmend Mahmutaj.
I cili ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në vitin 1993.
Spak arriti në përfundmin se pasuritë e vendosura nga tre vëllezërit, Gazmend, Kasëm dhe Behar Mahmutaj nuk justifikoheshin dhe kishin prejardhjen nga krimi.