Për një arsye, Iris Luarasi vendos buzëkuq edhe në ceremoni mortore

0
Gjigandi

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Iris Luarasi rrëfeu lidhjen e veçantë që ka me buzëkuqin, i cili nuk mungon as në ceremonitë mortore.

“Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka edhe fjalën ‘e kuqe’, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht që e di që do të ishte absolutisht e tepruar që të shkoje në një ceremoni mortore me buzë si këto të miat sot, qoftë edhe në rastin kur ai që ka ndërruar jetë është dikush që nuk e njeh. Unë po them se buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por s’do të thotë se ti duhet të shkosh me buzë të kuqe flakë.”

Më pas, ajo tregoi se lidhjen e veçantë me buzëkuqin e ka më shumë nga vjehrra, e cila deri në momentin që ndërroi jetë, u kujdes që çdo ditë të vendoste buzëkuq. Luarasi tregoi se kur ajo ndërroi jetë “vendosi buzëkuq vishnje për ta nderuar”, sepse ishte diçka që e identifikonte.

Ndër të tjera, Irisi theksoi se vendosja e buzëkuqit është shenjë respekti ndaj rasteve kur “vdekjet janë me moshë”, pasi kurrsesi nuk e sheh vendosjen e tij si diçka të hijshme në të tjera tragjedi.

“Buzëkuqin e vendos gjithmonë. Për mua ai tregon seriozitet e dashuri për njerëzit që ti takon, edhe në raste dëshpërimi. Në Shqipëri është zakon që nuk vëmë buzëkuq në mort. Nuk them se duhet të shkosh me buzë të kuqe flakë kur një njeri i dashur është ndarë nga jeta, por nuk e kuptoj këtë maninë shqiptare që njerëzit të tjetërsohen, të shëmtohen. Nuk e kuptoj ku qëndron këtu respekti për njeriun e larguar nga kjo botë. Për mua, vendosja e buzëkuqit në raste të tilla është shenjë respekti, dashamirësie dhe dashurie ndaj njeriut të larguar. Të pranishmit në ceremoninë e ndarjes duhet të jenë sa më dinjitozë. Edhe në rastet e humbjes së njerëzve të mi të dashur, kam vendosur buzëkuq, sigurisht, jo të kuq, por të errët ose natyral,” është shprehur Luarasi më parë në një intervistë për Living.

-785-0-5e4c3bfc99a6d

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu