Zgjedhjet për kreun e PD/ Aplikimet deri më 7 maj, ja kriteret për kandidatët

0
Zgjedhjet për kreun e PD/ Aplikimet deri më 7 maj, ja kriteret për kandidatët
Gjigandi

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot se aplikimet për kandidatët për kryetar të PD, do të jenë të hapura deri më 7 maj.

Kuvendi i i Rithemelimit, miratoi datën 22 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë.

Njoftimi: 

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

RonaTyra

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;

Curriculum Vitae;

Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu