Reperja Gjira Kajtazi dikur ishte një nga rep-artistet më të zëshme të skenës vendore të muzikës hip-hop.
Megjithatë ka vite që ajo e ka mbyllur karrierën e saj, duke iu përkushtuar tërësisht jetës private.
Por herë pas here Gjira tregohet aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë detaj nga jeta e saj personale.
Së fundmi, reperja kurorëzoi dashurinë e saj me martesë së fundmi, pak kohë pasi u bë nënë për herë të dytë.
E pyetur së fundmi nga një ndjekës në InstaStory se pse e organizoi dasmën pas lindjes së dy fëmijëve, Gjira dha një përgjigje shumë interesante.
Foto: Gjira/InstaStory
“Me siguri do me ditë pse s’jam martuar para se të bëjë fëmijë? Njeriu po mundke me mbetë shtatzënë edhe pa qenë e martuar. Kur dy njerëz duhen martesa është vetëm formalitet dhe çështje e organizimit me ‘shparitë’ taksa në Gjermani”, ka thënë Kajtazi.
Përndryshe, në po të njëjtat përgjigje ajo bëri të ditur se vazhdon të jetojë në Gjermani me familjen e saj, me vizita të shpeshta në Kosovë.
/abc24.al/