Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Ish-parkut të autobusëve në Tiranë ku një burrë ka ndërruar jetë në mes të rrugës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me incialet D. K., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka vdekur prej arrestit kardiak.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.