Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë raportuar 96 raste të incidenteve nëpër shkolla në nivel vendi.
Rastet më të shpeshta janë lëndim i lehtë trupor dhe posedim i armëve të ftohta. Ndërkohë gjatë muajve të fundit po ashtu ka pasur edhe raste të posedimit të armëve të zjarrit.
Zyra e Informimit të Policisë njoftoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.
“Nga rastet më të shpeshta të raportuara nga to përfshihen: Lëndim i lehtë trupor, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera
“, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.
Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se në janë buxhetuar pagat për 520 psikologë e pedagogë, por në institucione edukativo-arsimore janë vetëm 146. Ajo me këtë rast ka thënë se po fshihen rastet e dhunës në shkolla.