Gjatë dy muajve të këtij viti ndodhën 96 incidente nëpër shkolla

0
Gjatë dy muajve të këtij viti ndodhën 96 incidente nëpër shkolla
Gjigandi

Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë raportuar 96 raste të incidenteve nëpër shkolla në nivel vendi.

Rastet më të shpeshta janë lëndim i lehtë trupor dhe posedim i armëve të ftohta. Ndërkohë gjatë muajve të fundit po ashtu ka pasur edhe raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Zyra e Informimit të Policisë njoftoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

“Nga rastet më të shpeshta të raportuara nga to përfshihen:  Lëndim i lehtë trupor, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera

“, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.

RonaTyra

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se në janë buxhetuar pagat për 520 psikologë e pedagogë, por në institucione edukativo-arsimore janë vetëm 146. Ajo me këtë rast ka thënë se po fshihen rastet e dhunës në shkolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu