Gjashtë javë jashtë fushave, Coutinho i thotë lamtumirë Bundesligës

0
Gjigandi

Philippe Coutinho mund t’i ketë thënë lamtumirë kohës së tij në Bundesliga.

Mesfushori i Barça, në huazim te Bayern Munich, lëndoi këmbën e djathtë dhe iu nënshtrua operacionit me 24 prill në Gjermani.

Sipas asaj që ka mësuar Mundo Deportivo, Coutinho do të jetë jashtë fushave edhe për gjashtë javë të tjera, kështu që ai nuk mund të luajë më ndeshje me Bayernin.

“Coutinho pati një operacion të suksesshëm në kyçin e këmbës së djathtë këtë të premte. Lojtari do të fillojë programin e tij të rehabilitimit për rreth 14 ditë,” njoftoi klubi i madh gjerman, Bayern lidhur me lëndimin e Philippe Coutinho.

Duke marrë parasysh që Bundesliga do të rifillojë fundjavën e ardhshme, braziliani mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, fundi i të cilit është vendosur të jetë fundjava e fundit e qershorit, kur do të luhet xhiro e 34-të.

RonaTyra

Nëse përmbushen parashikimet më të mira dhe evolucioni i tij është siç pritet, Coutinho mund të luajë më së shumti në xhiron e fundit të kampionatit gjerman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu