Disa komente kontroverse lidhur me Ryan Giggs po bëjnë bujë të madhe në mediet angleze.
Ish lojtari i skuadrave si Sheffield United e Birmingham City, tashmë trajner i Gainsborough, ka dhënë disa komente befasuese për Ryan Giggs.
Giggs është një nga ikonat e Premierligës dhe skuadrës së Manchester United, pasur parasysh kohën e gjatë në të cilën ai ishte aktiv, me shumë trofe e paraiqtje të mira.
Por, Curtis Woodhouse beson se uellsiani është një nga lojtarët më të mbivlerësuar te Man Utd, i cili luajti në një skuadër dominuese.
“Ryan Giggs është një tjetër lojtar jashtëzakonisht i mbivlerësuar i Manchester United. Pati kohë të gjatë, por në një skuadër që dominoi për suhmë vite dhe ishin makinë e golave dhe asistimeve. Një tjetër mit i Manchester United, lojtar i mirë, asgjë më shumë”, ka thënë Woodhouse.
“Giggs ka 162 asistime në Premierligë për 22 vite, 109 gola po ashtu për 22 vite. Skuadra e tij dominoi 22 vite. Giggs ishte majtak, por këmba e tij e majtë nuk ishte aq e mirë”, ka thënë mes tjerash ish mesfushori i Premierligës.
Giggs aktualisht është trajner i kombëtares së Uellist. Ai gëzon reputacion të madh në Premierligë, por del të ketë edhe zëra kritikues ndaj tij.