Gëzim Shala, njeriu që dha shumë dhe po jep për futbollin shqiptar. Ish kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSH për Gjermani), uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Ju uroj përvjetorin dhe ju dëshiroj suksese në të ardhmen!
‘Bota sot’ ishte përcjellës i ngjarjeve dhe aktiviteteve të FFSH-së për Gjermani sa isha kryetar i saj prej vitit 1998-2002.
Personalisht jam shumë falënderues gazetës ‘Bota sot’, si dhe gazetarëve të atëhershëm që informonin aktivitetet tona!”, uron Gëzim Shala.