Interi ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është rikthyer në pozitën e dytë në tabelë.
Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes i shënuan Romelu Lukaku (34’, 90+) dhe Alexis Sanchez (83’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi belg, Lukaku, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Mattia Perin, i cili u notua me 5.4.
Për 59 minuta në këtë ndeshje për Genoan luajti edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.2.
Genoa:
Inter: