Largohet nga Zvicra, ja ku shkon Zhegrova

0
Gjigandi

Aventura një-vjeçare e gjysmë e Edon Zhegrovës te kampioni i shumëfishtë zviceran, Basel ka përfunduar.

Në afatin kalimtar dimëror të vitit të kaluar, futbollisti i Kosovës u huazua nga Genk te Baseli për një edicion e gjysmë.

Te Baseli, Zhegrova kishte batica dhe zbatica, derisa në fund, klubi zviceran nuk ka vendosur ta blejë atë në baza permanente.

Kështu, Baseli me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, ka konfirmuar se kontrata e Zhegrovës nuk do të vazhdohet.

Pas largimit nga Baseli, Zhegrova do të rikthehet te skuadra e Genk, klub i cili e ka në pronësi kartonin e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu