Një ndodhi interesante i ka bërë vaki aktores me famë botërore Meryl Streep.
Teksa po drejtohej në studiot e gjigantit CNN, asaj duket se aksidentalisht i ka rënë kuleta e cila kishte dy mijë dollarë (1,800 euro).
Dhe si për rastësi, kuletën në fjalë e ka gjetur një shqiptar nga Kosova, i cili e ka dorëzuar menjëherë atë te autoritetet, për t’ia dërguar më pas aktores Streep.
Lajmin e bëri të ditur gazetari i njohur i CNN-it, Bill Weir, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Sweet guy from Kosovo who works in my building noticed a wallet in the street the other night with $2,000 in it.
He checks the ID.
It’s Meryl Streep.
“My Dad always said if you find something not yours, it’s not yours.”
He refused a reward until Meryl insisted.
Good humans.
– Bill Weir (@BillWeirCNN) March 18, 2022
“Djaloshi i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë tjetër me 2000 dollarë në të. Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep. ‘Babai im gjithmonë thoshte nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja’. Ai refuzoi një shpërblim derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, shkroi Weir në Twitter.
Meryl Streep përndryshe vazhdon të mbetet njëra ndër aktoret më të spikatura të Hollywoodit.
Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe këtë vit, duke qenë protagoniste në atë që u shqua si një prej filmave më të shikuar të këtij viti dhe të platformës Netflix në histori, “Don’t Look Up”.
/abc24.al/
Meryl Streep në “Don’t Look Up” (Foto: Netflix)