Gazeta e njohur italiane raporton për testimin e gjyqtarëve të Superligës

0
Gjigandi

Gjyqtarët e Superligës së Kosovë i janë nënshtruar testit për koronavirus.

Kanë qenë gjithsej rreth 46 gjyqtarë të cilët janë nënshtruat këtij testi dhe 14 kontroll të ndeshjeve.

Përpos testit për koronavirus, gjyqtarët kanë përfunduar edhe testet e fundit fizike, të cilët bëhen para çdo fillimi të kampionatit.

Ndërsa, testimi i gjyqtarëve të Superligës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka kushtuar vëmendje mediave të huaja.

Ka qenë gazeta italiane “Corrieredellosport” e cila ka raportuar për këtë gjë.

RonaTyra

” Testimi i gjyqtarëve dhe stafit mjekësor për koronavirus në Kosovë”, ka shkruar Correredellosport.

Futbolli në Kosovë pritet të fillojë të marten me ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, Prishtina – Drenica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu