Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është duke peshuar një transferim të sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Bayern Munichu.
Sane nuk ka arritur asnjëherë të bëhet një lojtar fiks i formacionit titullar te City dhe në afatet e fundit kalimtare ka qenë afër largimit.
Klubi më i interesuar për të ka qenë gjiganti gjerman, Bayerni, por sulmuesi anësor pëlqehet edhe nga rivalët anglez të Liverpoolit.
Tashmë është zbuluar se edhe sulmuesi Sane është në dijeni të interesimit të Reds për shërbimet e tij.
Është redaktori i sportit të gazetës së madhe Bild, Christian Falk, i cili ka zbuluar me anë të një postimit në Twitter se Reds janë të pritur ta sjellin Sanen në Anfield.
“E vërtetë: Liverpooli ishte i interesuar për Leroy Sane, por Sane e di se një lojtar nga Man City nuk mund të kalojë te LFC”.
“Ai nuk do t’ia bënte atë tifozëve. Prandaj transferimi nuk ishte kurrë një mundësi për të. Për më tepër: Sane dëshiron të shkojë në Bayern”, ka shkruar Falk.