“Gati të takohemi me Bashën”/ Deputetët që dolën nga listat e PD te premte në tryezë me ambasadorin e OSBE

0
Gjigandi

Opozitaret e rinj, te cilët kanë dalë nga listat e PD – LSI janë te gatshëm te takohen me ish-krerët e partive për reformën zgjedhore.

Edi Rama kërkoi ndihmën e Lulzim Bashës për ti bindur deputetët “rebel”, por këta te fundit duket se nuk kanë komplekse për tu takuar me ata të cilët i mohuan dhe sulmuan kur morën mandatet.
“Patjeter, ne jemi te gatshëm te takojmë çdo faktor dhe aktor politik dhe jo politik. Një reformë zgjedhore duhet te jetë sa me e thellë, te pyetën gjithë aktorët dhe faktorët politik dhe jo politik”, shprehet Alban Zeneli.
Opozita e re do vijojë kontaktet me ndërkombëtaret.Të premten parashikohen tryeza me ambasadorin e OSBE.
“Ata mesa di une janë te pakënaqur pasi asnjë pike e kërkesë te OSBE OHDIR nuk është përcaktuar ne këtë marrëveshje qe është proklamuar si arritja me e madhe e ditëve te fundit”, thotë Alban Zeneli.
Takimi me Kryeministrin Edi Rama u mbyll pa marrëveshje, por opozitarët e rinj paralajmërojnë se do i shkojnë deri ne fund betejës se tyre për ndryshimin e sistemit.
“Ai takim ishte deri diku i frytshëm sepse ishte ne ato objektiva qe ne kemi. Ne do bëjmë çdo lloj përpjekje qe kjo marrëveshje e pisët qe është ne kundërshtim te interesave te qytetarëve shqiptar te mos votohet”, thotë Zeneli.
Te premten Damian Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e komisionit parlamentar te reformës zgjedhore për te informuar anëtarët mbi marrëveshjen e dakordësuar ne Këshillin Politik me opozitën jashtëparlamentare. /Elda Menga/

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu