Skuadra e Atalanta, ka bërë një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, përkundër faktit se dështoi të merrte fitore.
Edhe pse skuadra nga Bergamo e dominonte Juventusin, këta të fundit arritën të marrin një pikë falë dy penalltive. Për penaltitë më I zëshëm ishte trajneri I Atalantës, Gasperini.
“Këto janë rregullat, epo, ata janë mbi rregullat në Itali, gjithsesi. Çfarë supozohet të bëjmë, të presim duart? Mund të vendosësh duart para trupit. Nuk është penalltia e parë si kjo që kemi parë, ka pasur shumë gjatë këtij sezoni, me shumë skuadra.
Është çmenduri dhe interpretimi i rregullave nuk është i njëjti këtu si në vende tjera. Të tjerat vende nuk japin këso penalltishë”, ka thënë mes tjerash njëri ndër trajnerët më të mirë në Itali.