Gabriel Jesus nuk largohet, City nuk bindet as nga kartoni i Douglas Costa

0
Gjigandi

Gabriel Jesus nuk është në dispozicion.

Skuadra e Manchester City nuk është e gatshme të heq dorë nga ylli brazilian, Gabriel Jesus, për asnjë çmim.

Raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se City kanë dhënë përgjigjen e qartë për të gjithë ata që interesohen për lojtarin. AI nuk është në shitje.

Këtë pozicion skuadra ka mbajtur ditëve të fundit, dhe thuhet se kjo është dëshira e Pep Guardiolas.

Juventus, skuadra që lidhej më së shumti me transferimin e mundshëm të lojtarit, kanë tentuar edhe disa forma të tjera, por edhe ato kanë qenë të pasuksesshme.

RonaTyra

‘Zonja e vjetër’ tentoi të përfshinte në lojë edhe kartonin e Douglas Costa, por nuk doli të ishte mjaftueshëm.

Gabriel Jesus vlerësohet me 80-90 milionë euro dhe do të jetë thuajse e pamundur të sigurohen shërbimet e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu