Sneijder: Mou e dinte që pinim duhan, Balotellin e poshtëroi në finalen e Champions-it

0
Gjigandi

Eshtë folur shumë për mënyrën se si Jose Mourinho e menaxhon dhomën e zhveshjes, për problemet që ka pasur me disa prej lojtarëve të tij dhe “dorën e rëndë”, kur merret me çështje të caktuara. Por, Wesley Sneijder na zbulon në një intervistë për “Mirror” disa detaje se si portugezi i udhëheq ekipet e tij:

“Ai dinte të na trajtonte mirë. Jose na tha: Unë ju jap më shumë liri sesa jeni mësuar të keni, por në kthim dua një ekip më të mirë. Gjatë ndeshjeve kërkonte gjithçka nga ne, por jashtë fushe na jepte shumë hapësirë. Pirja e duhanit…? Jam i sigurt se ai e dinte që bënim edhe nga këto gjëra”.

Hollandezi, gjithashtu, tregon një episod të diskutueshëm midis Mourinho dhe Balotelli: “Mourinho gjithmonë na mbronte, por nuk mund ta teproje me të. Balotelli e provoi këtë. Ai ishte i ri dhe mendoi se dinte gjithçka. Kur Mourinho nuk po e aktivizonte shumë, Mario hyri në dhomën time natën dhe më tha para lojtarëve të tjerë se po e linte grumbullimin, ngaqë donte të luante më shumë.

Mourinho e mori vesh dhe na tha që Baloteli nuk do të ishte i mirëpritur nga askush në skuadër, derisa të kërkonte falje për të gjithë. Kështu e dënoi. Gjatë finales së Ligës së Kampionëve i tha atij të nxehej për 45 minuta, pastaj udhëzoi Materazzi ta bënte këtë për pesë minuta. Materazzi hyri në lojë, ndërsa Mario jo. Mourinho ka ligjet e tij…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu