Futbollisti shqiptar në Itali: Analizat serologjike treguan se …

0
Gjigandi

Xhoni Mustafaraj, një futbollist profesionist 18-vjeçar,shqiptar, që jeton 15 kilometra larg Codogno ka treguar historinë e tij, në “Le Iene”. Ai rrëfen se ishte sëmurë me shenjat e qarta të koronavirusit 3 javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar.

Me ethe, temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijes dhe të nuhatjes ai u shtrua në spital më 2 shkurt në Lodi, duke qëndruar për dy javë me maskën e oksigjenit në kujdesin intensiv. Javën e kaluar ai bëri testin serologjik, qe tregoi se kishte te zhvilluar antitrupa ndaj Covid.

Analizat epidemiologjike në fjalë po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se mund të ketë pasur raste më të hershme të koronavirusit në veçanti në “zonën e kuqe” në Lombardi para pacientit 1, Mattia, i cili më 21 shkurt në Codogno (Lodi) zyrtarizoi edhe fillimin e epidemisë në Itali.

Xhoni Mustafaraj, 18 vjeç u shtrua në spital më 2 shkurt në Lodi. A mund të kishte infektuar dikë tjeter? Këto janë dyshimet e tij dhe te gjitha i ka treguar per emisionin investigativ ne Itali.

Xhoni ose “Johnny”, pasi emri i tij shqiptohet, shqip sipas origjinës së prindërve të tij, ka folur pas 20 majit, pasi analizat treguan se nuk ka COVID-19, por ka antitrupat e zhvilluar.

RonaTyra

Cfarë ndodhi me ty?

Nuk u ndjeva mirë, ishte e shtunë, 1 shkurt. Unë luajta dhe madje shënova një gol, por më pas fillova të ndihesha keq, temperatura shkoi 38.5, por kisha shumë vështirësi në frymëmarrje dhe nuk lëvizja dot. Pasi njoftuam 911 më morën e më shtruan në spital natën.

Si shkuat në spital?
Me ambulancë, më morën dhe më vunë maskë, por në atë kohë askush nuk mendonte për koronavirusin. Ata më shtruan në spital për dy javë në kujdes intensiv me maskën e oksigjenit. Isha i ndërgjegjshëm, por isha jashtëzakonisht i sëmurë. Nuk kisha shije dhe nuk nuhasja.

Pas kësaj? 
Në kujdesin intensiv, miqtë dhe të afërmit erdhën për të më vizituar, ata mund të hynin pa maskë. Pas kësaj, unë kalova edhe dy javë në repart, vetëm në një dhomë. Nuk dua të kem infektuar dikë dhe dua qe historia ime te jete ndergjegjesuese. Më nxorën nga spitali në 26 shkurt, kisha dëmtim të celulave muskulare e hyrjes së tyre në gjak.

Ju bënë tampon?
Jo, urgjenca kishte shpërthyer dhe nuk e kuptoj këtë. M’u deshën dy muaj për t’u rikuperuar, u lodha. Babai im kishte simptoma të ngjashme me mua, ethe e temperaturë të lartë dhe i thanë të qëndronte të paktën dy javë në shtëpi. Gjithashtu për këtë arsye dua të kuptoj nëse kisha koronavirus .

Kur e keni bërë testin serologjik?
“Më 2 maj. Rezulton se nuk kam COVID-19 por kam zhvilluar antitrupa, kështu që do ta kisha pasur. Duhet të bëj edhe shtupë për siguri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu