Futbollistët që FIFA i “lejoi” të përdornin substanca të ndaluara në Kupën e Botës 2010

0
Gjigandi

Yjet e futbollit Carlos Tevez, Dirk Kuyt dhe Gabriel Heinze ishin ndër emrat e zbuluar nga hakerët “Fanci Bears”, si futbollistë të cilëve iu ishte lejuar përdorimi i substancave të ndaluara në Botërorin e vitit 2010.

Treshja ishte në mesin e 25 futbollistëve të cilëve iu dha leje për përdorimin e disa ilaçeve që janë të ndaluara gjatë kampionatit në Afrikën e Jugut.

Në dokumentet e publikuara në vitin 2017, grupi i hakerëve rusë po ashtu ka thënë se 160 futbollistë kanë dështuar të kalojnë testet e drogës më 2015.

Ishte hera e parë që “Fancy Bears” jep detaje për ilaçet e ndaluara në futboll.

Këto ilaçe janë të lejueshme për atletët për trajtime mjekësore, por për të marrë leje për t’i përdorur këto duhet të kenë probleme të rënda shëndetësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu