Fushë Kosova e lagjja Kalabria pa ujë të pijshëm deri nesër në mëngjes

0
Fushë Kosova e lagjja Kalabria pa ujë të pijshëm deri nesër në mëngjes
Gjigandi

KRU Prishtina do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Kjo vjen si shkak i mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga “Ibër-Lepenci”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu