Franca, Belgjika dhe Gjermania riatdhesojne 100 azilkerkues shqiptare – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

RINAS- 100 shqiptarë janë riatdhesuar nga nga Franca, Belgjika e Gjermania. Konkretisht 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Ata janë sjellë në Shqipëri në saj të operacionit riatdhesimit për shqiptarë të cilët qëndronin me dokumente të parregullt në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili. Operacioni është mbështetur nga Frontex dhe të gjithë kanë marrë vendim për të dalë nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë  shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu