Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër ku të përfshira janë një mjet tip ‘fouristradë’, i cili ka përplasur një person që po lëvizte me motor.
Si pasojë e aksidentit mësohet është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë për shkak të rrëmujës së shkaktuar në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër.