Një grua në Spanjë i ka habitur të gjithë me veprimin e saj.
Ajo e ka përplasur makinën me disa automjete të tjera dhe më pas ka dalë nga makina dhe ka nisur të kërcejë me bikini. Për këtë veprim raportohet se gruaja është arrestuar nga policia lokale.
Ngjarja ka ndodhur në Huelva. Mësohet se gruaja i ka bërë rezistencë policëve gjatë arrestimit.
“Gruaja është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e trafikut rrugor. Në pamje ajo shihet duke u tallur me forcat e policisë, madje ka bërë dhe rezistencë ndaj tyre. Zona ku ndodhi aksidenti është shumë pranë plazhit dhe për këtë arsye mendojmë se destinacioni i saj ishte për atje”, u shpreh Lepe Town Hall, një zëdhënëse e policisë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme…
Burimi: top-channel.tv