Fotografi të rralla me ngjyra, kanë sjellë në jetë Luftën Koreane, duke kujtuar 70 vjetorin e konflikteve mes dy Koreve. Në foto shikohen dhe trupat amerikane teksa kalojnë nëpër dëborë me tanke dhe qëllojnë në drejtim të forcave së Koresë së Veriut.
Fotografitë janë koleksionuar nga fotografi Royston Leonard nga Uellsi, i cili tha: “Lufta është ferr dhe me të vërtetë nuk ka fitues në fushën e betejës. Nga të dyja kampet qeveritarët qëndrojnë në shtëpi me të dashurit e tyre, ndërsa pjesa tjetër e vendit, pret në shtëpi me pjatën bosh me shpresën që lufta të mbarojë. Unë i kthej fotografitë me ngjyra për të treguar tmerrin e përjetuar në atë kohë”.
Sakaq, Lufta koreane filloi në 25 qershor të vitit 1950. Korea e Veriut sulmoi befasisht atë të Jugut. Gjatë luftës, Korea e Veriut u mbështet nga vendet komuniste përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, ndërsa Jugu u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. Lufta mbaroi më 27 korrik të vitit 1953 dhe la miliona të vdekur.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Burimi: top-channel.tv