FOTO/ Më e gjatë se partneri, 22-vjeçarja rrëfen të gjithë paragjykimet që e kanë përndjekur…

0
4
Gjigandi

Një grua 182 cm e gjatë, ka rrëfyer të gjitha paragjykimet që e kanë ndjekur, pasi u dashurua me një burrë më të shkurtër se ajo.

Jess Kay, 22 vjeçe nga Newcastle i Britanisë së Madhe, zbuloi se para dy vitesh u njoh me partnerin e saj aktual, Matthew Brown 24 vjeç, i cili është 166 cm i gjatë. Në një intervistë për mediat vendase, ajo tregoi të gjithë peripecitë që kanë përjetuar në fillim të lidhjes së tyre, për shkak të diferencës së gjatësisë.
“Miqtë e mi mbetën të tronditur kur ua thashë. S’më besonin. Edhe Matthew në fillim kishte vështirësitë e tij, nuk më jepte dorën në publik madje madje as më puthte. Matthew është një partner fantastik, i kuptueshëm dhe mjaft i sjellshëm”,u shpreh Jess.
Ndërkohë në lidhje për marrëdhënien e tyre ka folur dhe Matthew:
“E di që Jess kishte nevojë për një njeri që t’i jepte vlerësimin e duhur dhe ta kuptonte për gjithçka. Unë jam shumë i lumtur me të. Dua të kaloj të gjithë jetën time me një person si Jess. U ndeshëm me shumë paragjykime në fillim të lidhjes, ndërsa tani kemi lënë pas krahëve gjithçka dhe po kalojmë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu