Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, s`e përballojmë dot

0
Gjigandi

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.” Situata jonë ekonomike nuk na e lejon një mbyllje të dytë”, u shpreh Rouhani.

Më shumë se 12.400 vetë kanë ndërruar jetë në republikën islamike që prej fillimit të epidemisë. Irani ishte një nga vendet që u godit më rëndë prej koronavirusit që në fillesat e sëmundjes, dhe e vuri shpejt karantinën, të cilën e hoqi më pas në muajin prill.
Por tani vendi po përjeton një shtim të ndjeshëm të rasteve dhe vetëm të enjten, bilanci ditor i vdekjeve shkoi në 221. Rouhani thotë pavarësisht situatës së rënduar shëndetësore, një tjetër rrezik madhor i kanoset vendit, e ai është kolapsi ekonomik.
Për këtë arsye, e bëri të qartë së iranianët duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe sociale, por duke respektuar ndërkohë në maksimum protokollet e shëndetit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu