FOTO/ E braktisur për gati 20 vite! Në brendësi të “shtëpisë së trishtimit”…

0
Gjigandi

Imazhe të zymta tregojnë një shtëpi të humbur në kohë, të mbuluar tërësish nga myku e pluhuri, pasi është braktisur për gati 20 vite.

Shtëpia e vogël në Hirst Courtney të Britanisë së Madhe, ka një atmosferë “therëse” që prej kohës kur pronarja e saj humbi jetën dhe askush nuk e vizitoi më atë. Në të u gjet një lavaman i vogël i pisët, protezë dhëmbësh që i përkisnin pronares së dikurshme të shtëpisë, një dritare e vogël sa për të pranuar ato pak rreze diell, krevat i pisët dhe në ajër qëndronte e fortë era e rëndë e pluhurit dhe mungesës së ajrosjes.
Shtëpia është quajtur shtëpia e “trishtimit” dhe është vizituar pas kaq shumë kohësh nga një eksplorues, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
“Sipas informacioneve që kam një grua ka jetuar këtu për vite të tëra, pas vdekjes së bashkëshortit. Dokumentet tregojnë se ajo ka lindur në gusht të vitit 1930 dhe ka ndërruar jetë në vitin 2003 në moshën 73-vjeçare. Ambienti kishte marrë pamjen e një shtëpie fantazmash. Shkallët ishin mjaft të pjerrëta. Jo më kot ja kam vendosur emrin shtëpia e trishtimit”, u shpreh eksploruesi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu