Për prezantimin e kësaj makine, nuk duhet pritur edhe shumë gjatë.
Deri më tani, Ford ka bërë të ditur se është duke punuar në modelet e reja të F-150, Mustang, Transit dhe Bronco, por nuk ka dhënë datë se kur mund t’i shohim.
Megjithëse janë parë derisa ishin duke u testuar, apo janë shfaqur edhe pjesërisht nga Ford, nuk dihet dukja që do të kenë.
Së paku prej njërën prej tyre, nuk duhet pritur gjatë për Bronco të ri, pasi që është bërë e ditur zyrtarisht se do të prezantohet gjatë muajit që vjen.
“Kemi bërë ndryshime të shumta, në mënyrë që ta zëmë hapin pas mbylljes që shkaktoi pandemia. Jemi të kënaqur që ju njoftojmë, se Ford Bronco i ri do të prezantohet gjatë muajit korrik. Datën dhe kohën e saktë, do t’ju komunikojmë një ditë tjetër”, shkruan në e-mailin që Ford e ka shpërndarë për bashkëpunëtorët.
Që nga anulimi i aktiviteteve për shfaqjen e veturave, ky është lajmi i parë zyrtar, lidhur me arritjen e një makine SUV.