Trajneri i Romës ka dhënë komentet e tij për shortin e hedhur për Ligën e Evropës.
Paulo Fonseca ka bërë të ditur se skuadra e tij duhet të fokusohet vetëm në ndeshjen e ardhshme, dhe të mos humb mendjen duke menduar për shortin.
Kundërshtari për të cilin duhet menduar është vetëm Sevilla, insistoi Fonseca, para se të fliste për kalkulime të tjera.
“Për momentin ata janë të gjithë kundërshtarë të vështirë”, ka thënë Fonseca.
“Ne nuk mund të mendojmë për ta. Së pari duhet përballu me Sevilla, pastaj, nëse fitojmë, shohim” shtoi trajneri.
“Po punojmë që ta kemi edhe Chris Smalling në Ligën e Evropës. Jam optimist për këtë”, ka thënë mes tjerash kreu i stolit të Romës.
Roma nuk ka pasur formë aq të mirë së fundmi në Serie A, duke i dhënë mundësi Napolit dhe Milanit që të shkrijnë diferencën e pikëve.