Pirro Misha: Biblioteka në rrezik zjarri, ulim automatin, ministrja: Ndërhyjmë në verë

0
Gjigandi

Tri jave pasi drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha deklaroi rrezikun e vazhdueshëm të përfshirjes së godinës nga zjarri për shkak të amortizimit të sistemit elektrik, ministrja e Kulturës Elva Margariti, jep lajmin e ndërhyrjes.

Deklarata e Margaritit u bë këtë të premte, ndërsa në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të bibliotekës, u ekspozuan gazetat që njoftonin hapjen e saj më 10 korrik 1920 dhe revistat që botoheshin atë kohë në vend.

Ekspozita u hap në Muzeun Historik Kombëtar si për të kujtuar që një shekull më herët, Biblioteka dhe Muzeu qenë së bashku. Misha vërejti me keqardhje ndryshimet në 100 vite. “Biblioteka u krijua me ndjenja misioni, sot mungon”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu