Flet trajneri legjendar: Epokës së Messit dhe Ronaldos po i vjen fundi

0
Gjigandi

Arsène Wenger, trajneri legjendar i Arsenalit dhe një personazh tepër i respektuar në botën e futbollit , foli në radion britanike “Talksport” mbi mbizotërimin e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll në dekadën e fundit dhe paralajmëroi se fundi i mbretërimit të tyre është afër.

“Asnjëherë nuk kemi parë lojtarë si Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët mund të krijojnë absolutisht gjithçka në çdo situatë të vështirë, por unë mendoj se mbretërimi i tyre po merr fund,” – tha trajneri francez.

70-vjeçari nuk heziton të përmende edhe emrat e atyre që do të jenë pasardhës të denjë të dyshes Messi-Ronaldo. Në fakt, dy lojtarë nga gjenerata e re luajnë në Francë, në të njëjtin ekip:

“Po vjen një brez i ri dhe të dy prej tyre luajnë te PSG, Neymar dje Kylian Mbappe.”

Vertet Mbappe dhe Neymar janë te kampionët e Francës, por nuk dihet dhe për sa kohë, pasi janë dy emra që janë vazhdimisht në shënjestër të ekipeve të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu