Flamur Shasha, i cili vdiq nga coronavirusi ishte ish-karateist dhe trajner

0
Gjigandi

Sot ka ndërruar jetë nga coronavirusi, më moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha.

Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi.

“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Pejam Flamur Shasha”.

“I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate”.

“Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontribuoj shumë në avancimin të karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkë garues”.

RonaTyra

“Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së më emër të kryetarit, Ismet Krasniqi .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu