“Të mos përsërisim sfidën e parë”, Malota: Partizani, një emër i madh! Prisni një Egnatia tjetër në vazhdim

0
Gjigandi

Renato Malota të dielën do të luajë ndeshjen e 333-të në karrierë. Përvoja e madhe e 33- vjeçarit në shumë skuadra, mes të cilave dhe Partizani, që do ta këtë përballë këtë fundjavë, gjithnjë shërben si motivim. Shkodrani nuk është aktivizuar vetëm në javën e parë, sepse mbërriti pak me vonesë në skuadër. Më pas, tetë sfidat e tjera i ka luajtur të plota, duke grumbulluar 720 minuta në fazën e parë. Në kushtet kur Egnatia ka treguar potencialisht se di të matet si e barabartë me të gjithë e nuk vuan me nga kompleksi i inferioritetit, rrëfimi i Malotës, mesditën e djeshme posaçërisht për “Panorama Sport”, është mjaft interesant. Ai vlerëson Partizanin, por kërkon fitore ndaj ish-skuadrës së vet.

Si është atmosfera ne prag të ndeshjes përballë kryesuesve aktualë të Partizanit?

Mbizotëron një atmosferë shumë e mirë. Në ndonjë ndeshje ku ka munguar rezultati, ka pasur edhe ndonjë luhatje të vogël, por kjo nuk ka ndikuar asnjëherë te fryma kolektive e skuadrës sonë.

Fitorja në Kukës javën e kaluar ka krijuar një moral të lartë për momentin. Sa mund të ndikojë kjo te sfida e së dielës?

RonaTyra

Ishte shumë e rëndësishme ajo fitore. Ka sjellë ndikim shumë motivues, pasi sfiduam dhe mposhtëm një kundërshtar që vinte pas tri fitoreve radhazi. Është një moral plus, që nuk jep sinjale kurrsesi euforie para sfidës që na pret këtë të diel me Partizanin kryesues.

Ju keni luajtur më parë te Partizani dhe e njihni atë klub. Si e vlerësoni tani?

Është një ndër ekipet me emër të madh në Shqipëri. Fazën e parë kanë treguar formë të mirë. Por të dielën Egnatia, që është e uritur për pikët, do të kërkojë të ballafaqohet denjësisht karshi të kuqve. Shpresoj që atë që nuk e bëmë fazën e parë, ta bëjmë në këtë sfidë.

Mbrojtja duket një repart stabël tek Egnatia, pasi janë pësuar pak gola. Çfarë mund të përmirësohet në vijim?

Merita është të gjithëve mendoj, nga portieri, prapavija, mesfusha e sulmi. Gjithmonë ka vend për të përmirësuar dhe për këtë po punojmë fort çdo ditë. Uroj të kemi një vazhdimësi edhe më të mirë që të rikonfirmohen realisht ambiciet tona.

Prisni ecuri më të mirë për sa i përket rezultateve në fazën e dytë?

Kemi qenë një ekip i ndërtuar 80-90 për qind rishtazi. Çdo lojtar i ardhur do kohën e vet të ambientimit. Tani kjo fazë është kapërcyer dhe kam besim se në gjysmën e dytë të kampionatit do tëjemi më të fortë. Them kështu, sepse do të na rikthehen në formën e tyre optimale edhe lojtarët që kanë pasur dëmtime.

Një mesazh në fund edhe për tifozët. Në Rrogozhinë ka edhe shumë fansa të Partizanit…

Tifozët tanë na kanë përkrahur pafund si në Rrogozhinë, ashtu dhe nëpër transferta. I falënderoj dhe u premtojmë atyre se gjithmonë kemi vetëm një kryemotiv, të luajmë bukur. Të marrim rezultate sa më pozitive dhe të gëzojmë së bashku me ata. Kjo vërtet na lumturon.

FATMIR EFICA / PanoramaSport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu