Presidenti i Napolit, në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, tha se ky i së mërkurës ishte trofeu më i bukur: “Në përgjithësi, thuhet se dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Por, triumfi i së mërkurës ka një aromë ndryshe dhe të veçantë. Ai vjen pas një periudhe të dhimbshme për tërë njerëzimin, përfshirë jugun e Italisë, dhe paraqet një hap drejt normalitetit. Shijon si rihapja e skenës, duket si një perde që ngrihet. Ose më mirë akoma, shijon si agimi i një dite të re. Është sikur dielli po lindte”.
Kur Napoli largoi Carlo Ancelotti në dhjetor, dukej se kishte arritur fundin e një cikli, por De Laurentiis kurrë nuk e kishte këtë ndjenjë: “Kurrë, për shkak se jam gjithmonë i kthjellët në zgjedhjet e mia, nuk veproj kurrë instinktivisht. Me të vërtetë, edhe në vështirësi del pjesa racionale dhe e arsyeshme e imja. Gjithmonë i marr përsipër përgjegjësitë e mia, iu vendos fytyrën time gjërave. E bëra këtë edhe kur shkarkova Ancelottin. Shumë menduan se bëra gabim, vetë Carlo më paralajmëroi për këtë, por me sa duket ndërhyrja ishte e nevojshme”.