Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron për fitoren. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se fitorja e Macron është një fitore për Francën dhe Evropën.
Ndërsa kundërshtaren e tij, Marine Le Pen, Berisha e cilëson si ekstremist pro Putin dhe raciste e anafobe.
Postimi i plotë:
“Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen!
Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte.
Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij Marine Le Pen eshte nje ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.
Ndaj dhe ti urojme suksese Presidentit Macron ne te mire te Frances dhe Europes. SB”