Para disa ditëve, Leotrim Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Prishtinës U-17.
Krasniqi kishte dhënë arsyet e tij të largimit.
“Familjar e shoqëri, nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës, po largohem me vetëdëshirë dhe me krye lart, me bindjen që kam dhënë gjithçka nga vetja që fanella e Prishtinës të përfaqësohet me dinjitet e përkushtim, që fanella e Prishtinës të bartet vetëm nga ata që e meritojnë dhe e djersitin atë”, kështu e kishte dhënë arsyetimin Krasniqi.
Po e paraqesim një video, ku mund ta shihni filozofinë e lojës së FC Prishtina U-17 nën drejtimin e trajnerit Leotrim Krasniqi.