Filloj hapja dhe rregullimi i një rruge në Tërpezë të Malishevës

0
Gjigandi

Në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, sot në fshatin Tërpezë, përkatësisht në lagjen e “Muhaxherëve”, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Blerim Krasniqi”. Fillimin e punimeve në këtë rrugë, e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi.

Kryetari Begaj dhe drejtorët komunal, janë takuar edhe me banorët e kësaj lagjeje, të cilët i kanë uruar për fillimin e punimeve në rregullimin e rrugës kryesore të kësaj lagjeje. “Ne jemi duke punuar në vazhdimësi që përmes rregullimit të infrastrukturës, të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët, në çdo fshat e lagje, në mënyrë që lëvizja dhe jetesa të jetë sa më e lehtë për të gjithë”, tha kryetari Begaj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, tha se rruga “Blerim Krasniqi”, pjesa ku rregullohet  ka një gjatësi prej 500 metrave dhe mundësohet nga buxheti i komunës, në kuadër të buxhetit të ndarë për investime kapitale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu