Ramush Haradinaj firmos, nuk pranon mandatin e deputetit

0
Gjigandi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë sot Gazetës se ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës. Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind. Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme. Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguamr nga Kuvendi. Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dhënë dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas paknaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni. “Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” arsyetonte Haradinaj largimin e tij. Prej shtatorit 2017 deri në korrik të këtij viti, kur ai dha dorëheqje, Haradinaj udhëhoqi Qeverinë nga zgjedhjet e fituara në koalicion me PDK-në dhe Nismën/ Express

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu