UEFA ka reaguar ne lidhje me përshëndetjen ushtarake të futbollistëve të Turqisë në momentin e festimit të golit të fitores ndaj Shqipërisë, të premten në mbrëmje. “Personalisht nuk e kam parë atë veprim, që gjithsesi mund të duket si provokim. Rregullorja e garës ndalon referimet politike dhe fetare? Po, dhe mund t’ju garantoj që do të vlerësojmë këtë situatë. Lërmëni ta kontrolloj.” Kjo ka qene deklarata e shefit te zyrës së shtypit të UEFA-s, Philip Townsend, që komentoi për ANSA-n rastin në fjalë. Veprimi i futbollistëve turq mësohet se është në mbështetje të forcave të armatosura të Turqisë, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut. Pas verifikimit të pamjeve, UEFA mund të hapë hetimet me Federatën Turke të Futbollit që rrezikon maksimumi një gjobë të majme.