U-17, Shqiperia fiton bindshem ndaj Malit te Zi – Lajmi i Fundit – Lajme

0
21

Shqipëria e 17 vjeçarëve ka mposhtur 3-0 Malin e Zi ditën e sotme në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e parë miqësore që skuadra e trajnerit Elvin Beqiri ka luajtur me bashkëmoshatarët malazes. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një lojë bindëse duke dominuar totalisht mbi kundërshtarin. Ndeshja ka filluar me epersinë e 17 vjeçarëve tanë, të cilët ishin të vendosur mirë në fushën e lojës dhe kërkonin fitoren që në minutat e para. Në minutën e 12-të vjen dhe rasti i parë për gol me Asallarin. Skuadra kërkon golin dhe vjen 5 minuta më vonë, me kapitenin Mario Mitaj që shënon një gol të bukur pas një goditjeje perfekte nga jashtë zone. Nëntë minuta më mbrapa vjen dhe dyfishini i rezultatit, me Asan Matan që në të 26-tën mposht portierin malazes. Loja është e gjitha në kontrollin e kuqezinjve të cilët krijojnë dhe raste të tjera për gol por pa arritur të finalizojnë. Me rezultatin 2-0 mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Fraksioni dytë i lojës nis me dy zëvëndësime, Hajdari dhe Bytyqi marrin vendin e Raqit dhe Lushajt. Loja vazhdon të jetë e njëjtë, Shqipëria që dominon dhe Mali Zi që qëndrron mbrapa. Elio Zalli në minutën e 57-të nuk arrin të dërgojë në rrjetë topin, vetëm pak metra nga vija fatale. Në të 61-tën vijnë edhe tre zëvëndësime të tjera, Mehmeti merr vendin e Papas, Mahmumti për Prekën dhe Dervishi për Matën. Zalli në të 64-tën shlyen rastin e humbur 7 minuta më parë dhe shënon golin e tretë. Trajneri Beqiri dëshiron të testojë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe në të 70-tën kryen edhe katër zëvëndësime të tjera. Dalin Mitaj, Torra, Zalli dhe Rroku për ti bërë vend Gjuzit, Cerenit, Spahijas dhe Simonit. Minuta ka dhe për Janaqin dhe Arifin që marrin vëndet e Krasniqit dhe Asallarit. Të mërkurën, më 16 Tetor, skuadra e Beqirit do të luajë përsëri me Malin e Zi, ndeshje që do të jetë edhe testi i fundit për 17 vjeçarët në prag të ndeshjeve eliminatore të muajit nëntor ndaj Portugalisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rroku; Zalli; Preka; Krasniqi; Mitaj; Papa; Raqi; Mata; Lusha; Asallari; Tora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu