Feronikeli shënon fitore të madhe në Klinë

0
Gjigandi

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi me fitoren në Klinë futet në garë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. 
Kryetrajneri i “Niklit”, Afrim Tovërlani, ia arriti qëllimit, që t’i fitoi tri pikë domethënëse, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Dukagjinit.  

Ndeshje e mirë nga të dyja palët, ndërsa skuadra nga Drenasi ngadhënjeu dhe tani i ka futur në presion edhe skuadrat tjera që janë në luftë për titull. 

Në minutën e 49-të, gabim i pafalshëm i portierit Muhaxhiri, këtë nuk e fali Mevlan Zeka dhe shënon për 0:1. 

Në minutën e 55-të, Mulaj ka qenë i pafat i cili gati sa barazoi. Me fat mysafirët edhe në minutën e 78-të, falë Troshupës, ku ndali goditjen e Milicajt.

Në minutën e fundit, mysafirët thellojnë fitoren fal golit të Da Silvas. 

RonaTyra

Pas 24 jave Feronikeli është në vend të pestë me 40 pikë, ndërsa Dukagjini në fund (i 12-ti) me 10 sosh. Drita ka një ndeshje me pak dhe prinë me 46 pikë sa ka edhe në vendin e dytë Ballkani nga Theranda, kjo e fundit sot ka luajtur baras (0:0) në Prishtinë me Flamurtarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu