Baras në Prishtinë

0
Gjigandi

Ballkani nga Theranda ka luajtur baras (0:0) në Prishtinë me Flamurtarin, në takimin e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Te dyja skuadrat kërkuan trepikëshin që iu duhej sikur buka, por nuk arritën më shumë se nga një.

Ballkani është në luftë të fortë për titullin e kampionit, e Flamurtari kërkon të ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara. Në pjesën e dytë nuk ka luajtur kapiteni i Ballkanit Visar Berisha, për shkak të një lëndimit.

Ballkani është në vend të dytë me 46 pikë, kurse Flamurtari i teti me 29 sosh. Kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi, sigurisht se ky barazim nuk e kënaq, po ashtu edhe atë të Flamurtarit Sunaj Keçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu