Pak trajnerë kanë një koleksion trofesh si ajo e Sir Alex Ferguson. Që ishte një personazh i jashtëzakonshëm, këtë e dinë të gjithë, por një nga fjalimet e tij para skuadrës, i publikuar nga Sportbible, nuk ka çmim.
“Disa nga këto pasime janë një mut. Bëjini më të pastër! Prekeni mirë topin! Luani me një prekje”. Këto dhe të tjera janë këshillat e Ferguson në fjalimin e mbajtur para lojtarëve të tij pas një pjese të parë të një ndeshjeje.
Përveç fjalëve, ajo që bën përshtypje është edhe toni me të cilat Ferguson i thotë ato. Duket zëri i një babai që është i shqetësuar sepse fëmijët e tij nuk arrijnë të bëjnë diçka që për atë është elementare.
Dhe kjo përshtypje konfirmohet në fytyrat e lojtarëve që kanë një shprehje të përzier mes përqendrimit dhe keqardhjes. Megjithatë, fjalimi i Ferguson vazhdon edhe pasi vjen momenti për t’u kthyer në fushë. “Mos u demoralizoni, as mos u mundoni, dreqin!”.
Ish-trajneri ka pranuar në të kaluarën se ka qenë i pamëshirshëm, ose më mirë se duhej të ishte. “Më paguanin për të fituar, ajo ishte detyra ime dhe për këtë arsye kam qenë i pamëshirshëm. Nuk e mohoj”.