Trajneri i Borussia Dortmund ka pranuar se jo gjithçka ishte normale në ndeshjen e sotme.
Dortmund ka luajtur sot kundër Schalke, në rikthimin e Bundesligës pas një pauze të gjatë të imponuar nga pandemia Covid-19.
Skuadra e Lucien Favre fitoi me rezultatin 4:0, por trajneri ka thënë se momentet ishin të çuditshme, pasi skuadra e tij shënonte gol por asgjë nuk ndodhte.
“4:0 kundër Schalke – kjo është tejet e mirë. Çelësi ishte tek ajo se skuadra luajti mirë së bashku, por edhe në mbrojtje. Kjo ishte shumë, shumë speciale”, ka thënë Favre.
“Gjuanim drejt portës, bënim pasime të shkëlqyera, gola – por asgjë nuk ndodhte. Ishte shumë, shumë e çuditshme. Na mungojnë tifozët”, ka shtuar trajneri i BVB.
Haaland, Hazard dhe Guerreiro (2x) i siguruan fitoren skuadrës së Dortmund.