Fatmir Toçi i PS-së, infektohet me COVID-19

0
Gjigandi

Ish-deputeti i Partisë Socialistë (PS), Fatmir Toçi është infektuar me virusin COVID-19.

Lajmin e  ka bërë publik vetë ish-deputeti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se testimin vendosi ta bënte vetë pas një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Toçi tregon se familjarët e tij nuk janë të prekur por vetëm ai, ndërsa shton se vendosi të kurohet në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Dua të njoftoj miqtë e mi, të afërmit dhe të njohurit e shumtë se pas disa hamendjesh e dyshimesh për shkak të një gjendje dobësie shëndetësore vendosa të bëj provën e tamponit nëse kjo vinte nga prekja e sëmundjes së shekullit, COVID-19. Dhe rezultova pozitiv:-(

RonaTyra

Pas kësaj, unë dhe familjarët e mi, edhe pse ata nuk rezultuan si unë të prekur, iu nënshtruam vetëkarantinimit, për të mbrojtur jetët tona dhe të të tjerëve, por dhe në zbatim të ligjit, transparencës e në emër të moralit qytetar.

Sot, pesë ditë pas jetës në karantinë i izoluar në shtëpi, vendosa t’u drejtohem intitucioneve të specializuara të kujdesit shëndetësor për ta ndjekur gjendjen time shëndetësore, me besimin e plotë në kujdesin dhe aftësitë e tyre profesionale e humane.

U bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që puna, shoqëria apo rastësia i ka bërë të kontaktojnë me mua këtë javën e fundit, të shkojnë e të bëjnë me domosdo provën e tamponit, për t’u siguruar se janë negativ, për të mbrojtur veten, familjet e tyre, të afërmit dhe gjithë shoqërinë tonë!

Duke besuar në mirkuptimin dhe vlërësimin e këtij njoftimi jo të këndshëm, ju ftoj të bëni të gjitha përpjekjet për vlerësimin dhe zbatimin e masave me rreptësi dhe rigorozitet për t’u mbrojtur nga kjo flamë, sepse unë që po e provoj ju garantoj se nuk është thjesht një lojë dhe as ekzagjerim i situatës, siç thuhet jo rrallë me mendjelehtësi të çuditshme dhe naive.

Lutem për ju të gjithë, miqtë e mi, që të mos ta provoni këtë situatë, por çdo gjë varet nga secili prej jush. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu