Një ditë pas zgjedhjes, Bajram Begaj takohet me ish-Presidentin Moisiu

0
Një ditë pas zgjedhjes, Bajram Begaj takohet me ish-Presidentin Moisiu
Gjigandi

Presidenti i sapo zgjedhur Bajram Begaj një dite pasi mazhoranca miratoi ne Kuvend kandidaturën e tij, ka zhvilluar një takim jo zyrtar me ish-Presidentin Alfred Moisu.

Takimi është zhvilluar jashtë Tirane. kontaktoi me ish-Presidentin Moisiu, i cili konfirmoi se kafja miqësore është kërkuar nga Presidenti Begaj.

Të dy kanë biseduar rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, ndërsa ish presidenti nuk ka pasur ndonjë këshillë specifike për zotin Begaj.

Biseda miqësore ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta. Të dy kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga i njëjti profesion ai i ushtarakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu