Secili sportist e ka dhënë kontributin e tij në vitet e 90-ta. Vitet e 90-ta, janë historia më e trishtueshme për popullin shqiptarë të Kosovës, që u ballafaqua me terrorin e paparë të pushtuesit serb.
Fatmir Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Berisha ka qenë prej lojtarëve më të dalluar në vitet e 90-ta (1991-1999).
Ai së bashku me mijëra sportistë, treguan angazhim e guxim dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fusha dhe salla të improvizuara.
Foto Gani Kosumi
Berisha asnjëherë nuk u ndal dhe as që u merakoste atëkohë për kërcënimet që i vinin në adresë të tij nga pushtuesi serb.
Berisha është i lumtur për sakrificën që bënë me mijëra sportistë dhe veprimtarë sportivë dhe sporti mbijetoi në vitet më të vështira.
Sot Berisha jeton një të qetë e të lumtur dhe ndihet krenar për kontributin e tij, ndërsa iu bëhet zemra mal që Kosova sot ka Kombëtare të fortë dhe me klube me plot sukses luajnë në rrafshin ndërkombëtar.