Një shofer automjeti është ndaluar pasi po udhëtonte tej normave në bypass-in Fier-Vlorë. Në videon e filmuar nga policia duket se shoferi po drejtonte një makinë Lamborgini.
Policia gjithashtu njofton se janë hequr 21 leje drejtimi vetën ditën e sotme.
“E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. Në kulmin e trafikut,” njofton policia
Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.
Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos